LAJMI I FUNDIT:

Nantes dhe Cardiff City arrijnë marrëveshje për pagesën e Salas

Nantes dhe Cardiff City arrijnë marrëveshje për pagesën e Salas

Klubi francez Nantes dhe ai britanik Cardiff City thuhet se kanë arritur marrëveshje në lidhje me pagesën e kartonit të sulmuesit të ndjerë Emiliano Sala.

Nates dhe Cardiff kishin arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit argjentinas nga Ligue 1 në Ligën Premier.


Megjithatë, Sala nuk arriti të debutoj pasi përjetoi një fatkeqësi gjatë udhëtimit nga Nantes në Cardiff pasi u zhduk me aeroplanin e tij në Kanalin Anglez.

Nantes e kërcënon me veprimin ligjor Cardiff Cityn për transferimin e Emiliano Salas dhe shumën e 15 milionë funteve
Lexo po ashtu Nantes e kërcënon me veprimin ligjor Cardiff Cityn për transferimin e Emiliano Salas dhe shumën e 15 milionë funteve

Pas disa javësh kërkime, trupi i argjentinasit u gjend i vdekur nga ekipet moderne në kërkim-shpëtimit.

Por, ‘lufta’ mes dy skuadrave ka vazhduar me Nantesin që ka thënë se do të padis klubi e Ligës Premier për mos kryerjen e pagesës së transferimit.

Tani mediumet në Britani thonë se dy ekipet kanë rënë dakord të vonojnë pagesën e parë të shifrës prej j 15 milionë funtesh për Sala.

Kryetari i Cardiff Cityt, Dalman: Do t'ia paguajmë këstin Nantesit për Salan, por një herë duhet të tregojmë respekt për familjen e tij
Lexo po ashtu Kryetari i Cardiff Cityt, Dalman: Do t'ia paguajmë këstin Nantesit për Salan, por një herë duhet të tregojmë respekt për familjen e tij

Skuadra nga Liga Premier fillimisht duhej të paguante pjesën e parë të asaj shume deri më 20 shkurt, por për shkak të arsyeve të sigurimit ata kanë vendosur të shtyjnë atë datë.

Sipas mediumit The Indenpedent, nëse pagesa nuk do të bëhet në datën e pajtuar, rasti mund të shkojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori