LAJMI I FUNDIT:

Zvicra pritet të miratojë marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kosovën

Zvicra pritet të miratojë marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kosovën

Komisioni për Siguri Sociale dhe Shëndetësisë i Senatit të Zvicrës sot ka kërkuar njëzëri miratimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Kosovën.

Siç njofton Sindikata Unia në Bernë, ky hap afron hyrjen në fuqi të marrëveshjes.


“Sindikata Unia për vite me radhë ka udhëhequr një fushatë për fuqizimin sa më të shpejtë të marrëveshjes, andaj edhe përshëndet vendimin e këtij Komisioni, por edhe kërkon një zgjidhje që mundëson përfitimin retroaktiv të pretendimeve nga fusha e sigurimeve shoqërore”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se Kosova është i vetmi shtet që ka dalë nga ish-Federata e Jugosllavisë me të cilin Zvicra që nga 1 prilli 2010 nuk ka vazhduar të zbatojë marrëdhënie kontraktuale nga fusha e sigurimeve shoqërore. Që atëherë, pensionet janë paguar vetëm për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Zvicër.

“Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve si dhe të sigurimit të invaliditetit. Qysh më 18 tetor 2018, parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen. Megjithatë, pas ratifikimit te saj nga parlamentit i Kosovës, për të hyrë marrëveshja përfundimisht në fuqi, është e nevojshme të ratifikohet edhe nga të dy dhomat e parlamentit të Zvicrës. Së shpejti pritet që marrëveshjen ta votojë Dhoma e Kantoneve”, thuhet në njoftim.

“Pas vendimit të sotëm nga Komisionit të Senatit të Zvicrës, diskriminimit disavjeçar po i afrohet fundi. Ngase, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së re, diskriminimi ndaj qytetarëve të Kosovës për periudhën e ardhshme do të përfundojë. Mirëpo, nuk është paraparë përfitimi retroaktiv. Unia kërkon një zgjidhje, për të mundësuar pagesën e pensioneve edhe për pretendimet e periudhës kohore, në të cilën nuk është zbatuar marrëveshja”, thuhet në kumtesën e Sindikatës Unia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori