LAJMI I FUNDIT:

Sela refuzon takimin me Zaevin për kandidatin konsensual për zgjedhjet presidenciale

Sela refuzon takimin me Zaevin për kandidatin konsensual për zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka refuzuar ftesën e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për takim rreth mundësisë së kandidatit konsensual për zgjedhjet presidenciale.

Këtë për Telegrafi Maqedoni e ka konfirmuar edhe sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili tha se nuk do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Nga ASH kanë thënë se nuk do të realizojnë takim me pushtetin, i cili sipas tyre ka marrë vendime regjimi, duke i’a larguar ingerencat arsimore kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari.


Kryeministri Zoran Zaev takimet rreth zgjedhjeve presidenciale i filloi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa dje u takua edhe kryetarin e PDSH-së dhe atë të Alternativës, Menduh Thaçin dhe Afrim Gashin.

Pas refuzimit të takimit nga ana e Ziadin Selës, Zaev nesër pritet të takohet edhe me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori