LAJMI I FUNDIT:

Një luani i “shkulën” thonjtë, që fëmijët që vizitojnë kopshtin zoologjik të luajnë pa frikë (Foto)

Një luani i “shkulën” thonjtë, që fëmijët që vizitojnë kopshtin zoologjik të luajnë pa frikë (Foto)

Një luani i janë “shkulur” thonjtë nga një kopsht zoologjik palestinez, kështu që vizitorët mund të ‘luajnë’ me kafshën, duke shkaktuar zemërim nga aktivistët e mirëqenies së kafshëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trajtuesit në kopshtin zoologjik të Rafah-t në Rripin e Gazës i kanë vënë një mbulesë një luani, derisa një veteriner i ka “shkulur” thonjtë atij, me një palë gërshërë.


Ky kopsht zoologjik në këtë pjesë të goditur nga lufta po promovon veten duke ofruar shansin për të luajtur me luanin, të cilit i janë “shkulur” thonjtë, por ende ka një seri të plotë të dhëmbëve.

“Po përpiqem ta zvogëloj agresionin e kafshës, në mënyrë që të jetë miqësore me vizitorët”, tha Mohammed Jumaa, 53 vjeç, pronari i kopshtit zoologjik.

Kjo është praktika më e fundit e pazakontë për kujdesin e kafshëve në Gaza, ku disa kopshte zoologjike po konkurrojnë në mënyra të ndryshme për të përfituar në biznes.

Çfarë thuhet tutje është se në Gaza nuk ka ndonjë spital të kafshëve, çfarë ka bërë që një “operacion” i tillë të kryhet tek kopshti zoologjik. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
A pati të ftohtë apo u gëzua? – kërcimi interesant i Kurtit në ndeshjen Kosovë-Lituani bëhet viral në rrjetet sociale

A pati të ftohtë apo u gëzua? – kërcimi interesant i Kurtit në ndeshjen Kosovë-Lituani bëhet viral në rrjetet sociale

Virale
Tentoi të përfitojë jashtëligjshëm nga kompania e sigurimit, motoçiklisti britanik i doli qëllimshëm një veture – kamerat e sigurisë e “tradhtojnë”

Tentoi të përfitojë jashtëligjshëm nga kompania e sigurimit, motoçiklisti britanik i doli qëllimshëm një veture – kamerat e sigurisë e “tradhtojnë”

Fun
A mund të gjeni një grua në vetëm shtatë sekonda?

A mund të gjeni një grua në vetëm shtatë sekonda?

Interesante
Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund të dallojnë macen në imazhin e një gruaje që fshin dyshemenë

Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund të dallojnë macen në imazhin e një gruaje që fshin dyshemenë

Interesante
Kalo në kategori