LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga nxit spekulime se tatuazhin e ri ia ka kushtuar Bradley Cooperit

Lady Gaga nxit spekulime se tatuazhin e ri ia ka kushtuar Bradley Cooperit
Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Turner/Guliver)

Prej se e kanë realizuar filmin “A Star Is Born”, fansat e Lady Gaga dhe Bradley Cooper duan që dyshja të shndërrohen në çift edhe në jetë reale, përkundër se edhe këngëtarja edhe aktori janë lidhje serioze.

Ndërsa një tatuazh i ri nga Gaga e ka nxitur akoma më shumë imagjinatën e admiruesve të tyre.


Këngëtarja 32 vjeçare në parakrahun e saj i ka bërë tatuazh notat ‘sol-la-sol-la’ (që me shkronja theksojnë emrin e saj ‘g-a-g-a’).

Mirëpo, fansat nuk e kanë pranuar vetëm këtë shpjegim, ashtu që kanë shkuar tutje duke thënë se tatuazhi i saj thekson po ashtu ‘b-c-b-c’ që janë inicialet e emrit të Bradley Cooper.

Edhe pse është shumë e sigurt që notat janë ‘g-a-g-a’, admiruesit e dy protagonistëve vazhdojnë të besojnë se ndërmjet tyre ka diçka më shumë se raporti profesional, teksa besojnë se në të ardhmen do të ketë një konfirmim të lidhjes së tyre.

Kujtojmë që Bradley Cooper është në lidhje disavjeçare me modelen Irina Shayk (që nga viti 2015), ndërsa në mars të vitit 2017, ata janë bërë prindër të një vajze.

Nga ana tjetër, Lady Gaga është në një lidhje të komplikuar me Christian Carino, me të cilin është fejuar, ndërkohë që në kohët e fundit ka spekulime për ndarjen e tyre. /Telegrafi/

Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Turner/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori