LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Ribery lind vajzë

Gruaja e Ribery lind vajzë
Franck Ribery dhe gruaja e tij (Foto: Instagram/WahibaRibery7)

Franck Ribery është bërë sërish baba. Gruaja e futbollistit ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari i Bayern Munichut përmes një njoftimi në rrjetet sociale.


“Familja Ribery ka një anëtar të ri. Gruaja ime dhe vajza janë mirë, tash është koha t’u bashkohem bashkëlojtarëve të mi në Liverpool”, ka shkruar francezi në një postim në Twitter duke e falënderuar Zotin në arabisht.

Gruaja e Ribery, Wahiba, është me origjinë algjeriane, ndërsa çifti ka edhe dy vajza (Hiziya dhe Shahinez) dhe dy djem (Seif el Islam dhe Mohammed) të tjerë.

Të gjitha lajmet nga Franck Ribery
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Franck Ribery

Futbollisti është i konvertuar në islam, me ç’rast e ka adoptuar emrin Bilal Yusuf Mohammed.

35-vjeçari nuk kishte udhëtuar me skuadrën e Bayernit drejt Liverpoolit (për ndeshjen e Ligës së Kampionëve) që zhvillohet të martën, pasi i kishte qëndruar pranë gruas së tij.

Ndërsa tash pritet që ai të udhëtojë drejt Anfieldit për ta ndihmuar skuadrën për ndeshjen e rëndësishme në garën më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori