LAJMI I FUNDIT:

Pesë institucione hetojnë aksidentin në Llaskarcë, këtë javë dëshmon shoferi i autobusit

Pesë institucione hetojnë aksidentin në Llaskarcë, këtë javë dëshmon shoferi i autobusit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP) informon se për shkak të koordinimit të dinamikës së madhe në aktivitetet e gjitha institucioneve kompetente gjatë vërtetimit të arsyeve të fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, sot është mbajtur takim pune i përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byrosë për ekspertizë ligjore, Fakultatit të Makinerisë në Shkup dhe Institutit për Mjekësi Ligjore.

Nga PTHP thonë se me qëllim që të sigurohet dinamika e përcaktimit të të gjitha fakteve relevante dhe arsyeve që sollën deri te fatkeqësia, gjatë ditës së sotme ka filluar me hetimin e dëshmitarëve okularë, ndërsa gjatë javës dëshmi para Prokurorit do të jep edhe shoferi i autobusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga Ministria e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria sot është dorëzuar skica, foto-dokumentimi dhe prova tjera me shkrim të aksidentit fatkeq, ndërsa gjatë ditës do të dorëzohet edhe procesverbali për mbikëqyrjen e kryer në vendin e ngjarjes”.


Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

“Duke vepruar sipas njoftimit të MPB-së dorëzuar të premten, Prokuroria po atë ditë ka përpiluar urdhrat për sigurimin e dëshmive tjera me shkrim nga personi juridik “Durmo Tours”- pronar i autobusit, si dhe nga ministritë resore për transport dhe lidhje dhe punë të brendshme”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Ata shtojnë se deri te Instituti për Mjekësi Ligjore janë dorëzuar urdhrat për autopsi të të gjithë personave të vdekur, ndërsa nga institucionet shëndetësore është kërkuar dokumenti i plotë mjekësor për të lënduarit.

“Poashtu janë kërkuar listat e telefonave celular të shoferit me qëllim të përcaktohet nëse në kohë kritike, shoferi aktivisht ka shfrytëzuar ndonjë nga lidhjet komunikuese në atë telefon. Deri te Fakulteti i makinerisë në Shkup të premten është dorëzuar urdhër për ekspertizë të rregullshmërisë teknike të autobusit në momentin e aksidentit”, thonë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori