“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, kështu shprehet, miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan, William Walker.
Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se duhet të rikthehet interesi i Amerikës për Kosovën, e sa i përket kësaj ai tha se ndjehet i zhgënjyer.
Njëzet vjet më parë ai i kishte rrëfyer botës për masakrën e Reçakut. Ngjarje kjo nga më të përgjakshmet në Kosovë.
E njëzet vjet pas, ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, thotë se e ka shumë të freskët pamjen e tmerrshme të Kosovës.
Në 11 vjetorin e Pavarësisë së saj, ai bënë lutje që të gjithë të punojnë për të. Thotë se nuk i pëlqen të dëgjojë teksa rinia nuk po qëndron në Kosovë.
“Mesazhi im për Kosovën është ta mbajë ritmin. Bëni atë që mendoni që është më e mira për Kosovën. Provoni të mbani rininë të cilën e edukoni këtu. Mos i leni të shkojnë në Gjermani, në Francë. Për tu dukur edhe më mirë, Kosova ka nevojë për punën e të gjithëve për të arritur atë. Nuk më pëlqen të dëgjoj si kosovarët ikin në Gjermani, Britani të Madhe e SHBA. Mesazhi im është: rrini këtu, punoni për Kosovën. Çdo herë po bëhet më mirë dhe të gjithë duhet të jemi optimistë”, tha ai.
Pas rrëfimit të Walker në komunitetin ndërkombëtarë për masakrën e Reçakut, ajo është njohur si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare.
Kthesë kjo në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën, që çuan deri tek fushata 78 ditore e bombardimeve ajrore të NATO-s.
E përkrahje të njëjtë, 20 vjet pas Kosova nuk po gjen nga ndërkombëtarët.
Diplomati amerikan, thotë se marrëdhëniet aktuale me SHBA-në nuk janë shumë të forta, për të cilën thotë se është i zhgënjyer.
“Marrëdhëniet janë mirë, por nuk janë shumë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur paksa dhe mendoj qe shteti im (Amerika) nuk po bën gjithë atë që mundet për të ndihmuar Kosovën, miqtë tanë në Kosovë. Marrëdhënia është e mirë, nuk ka probleme të mëdha përveç harresës. Duhet të shpresojmë që të përmirësohet siç duhet. Jam paksa i zhgënjyer, por do të bëhet mirë”, thotë Walker.
Walker thotë se do të punojë që të “rindezët” interesi i Amerikës për Kosovën.
“Duhet të punoni edhe në atë dhe unë duhet të punoj gjithashtu. Shtetet e Bashkuara kanë shumë probleme tjera. Kosova ka kaluar disi në prapavijë. Duhet të rindezim interesin e Amerikës për këtë shtet. Amerika ishte shumë e përfshirë në krijimin e Kosovës, Amerika duhet të jetë shumë e interesuar për të ardhmen e Kosovës, për të mos harruar ëndrrën e kosovarëve”, deklaron ai.
Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, FSK ka parakaluar në sheshin e kryeqytetit, për herë të parë si Ushtri e Kosovës.
William Walker thotë se 20 vjet më parë kur ka njohur Kosovën, asnjëherë nuk ka besuar se një gjë e tillë do të mund të ndodh.
“Nëse kjo ndodhi atëherë çdo gjë është e mundur”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit