LAJMI I FUNDIT:

Vizitë e senatorëve të SHBA-ve në FSK: Kosova, partner i rëndësishëm për SHBA-të dhe NATO-n

Vizitë e senatorëve të SHBA-ve në FSK: Kosova, partner i rëndësishëm për SHBA-të dhe NATO-n

Dje me 17.02.2019, në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit një delegacion i senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët: Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round; dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.

“Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe në veçanti për Programin e Partneritetit Shtetëror me IOWA-në, bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in. Po ashtu gjeneral Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me mision të ri – mision ushtarak, në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”, thuhet në njoftimin për media.


Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe ndër të tjera u shpreh se: “Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”.

Në takim ishin të pranishëm edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe kolonel Jeton Dreshaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori