Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditën e dytë në kuadër të takimeve të shumta, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, e cila punimet e saj po i zhvillon në Munich të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim me mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.
Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar kongresistin Engel për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës, duke thënë se miqësia dhe partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të thellohet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.
Kryeministri e ka njoftuar kongresistin Engel për të arriturat e shtetit të Kosovës, për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për prioritetet e Qeverisë, në të njëjtën kohë ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-së për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Në këtë përvjetor të 11-të të pavarësisë së Kosovës, shpreh falënderimet e mia, të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për kontributin tuaj të palodhshëm dhe të ShBA-së për lirinë, pavarësinë dhe tani në shtet ndërtim. U jemi mirënjohës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat. Faleminderit mik i shqiptarëve!”, tha Haradinaj.
Në anën tjetër, kongresisti amerikan, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, duke e uruar kryeministrin Haradinaj për 11-vjetorin e pavarësisë, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtet ndërtimit.
Në takim të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kandidatja për deputete nga “Lista për Familje”: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij