Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Zv.kryeministri Limaj e ka njoftuar ambasadorin italian për finalizimin e platformës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dorëzimin e saj tek udhëheqësit institucional dhe pritjen që e njëjta ta marrë edhe aprovimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Limaj ka ritheksuar se platformës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, orienton dialogun dhe përcakton zërin unik të Kosovës si shtet në këtë proces.
Ambasadori italian vlerësoi angazhimin e zv.kryeministrit Limaj dhe të ekipit shtetëror duke e konsideruar si hap shumë të rëndësishëm platformën për dialogun.
Limaj ka falënderuar ambasadorin italian Sardi për mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251