Është bërë e zakonshme që universitetet të quhen tempuj të diturisë dhe të shkencës. Por në historinë e tij, Universiteti i Prishtinës është më shumë se kaq. Që nga fillimet e tij, ai ishte i tempull i vetëdijes sonë kombëtare.
Kështu tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në 49-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, në një akademi të mbajtur në Prishtinë.
Veseli tha se Universiteti i Prishtinës ishte pikënisje e shumë lëvizjeve studentore, ndërsa shumë studentë të tij u burgosën ndër vite nga regjimi jugosllav e shumë të tjerë ranë në altarin e lirisë. Shumë profesorë, si Ukshin Hoti e Fehmi Agani, shtoi Veseli, u burgosën e u vranë për lirinë e Kosovës.
“Për mua janë të paharrueshme kujtimet nga koha kur nisa studimet e mia në Universitetin e Prishtinës. Katedrat, amfiteatrot, bibliotekat, konviktet, vlonin atëherë nga angazhimet atdhetare. Në ato ambiente unë zbulova pasionin dhe misionin të cilit duhet t’i përkushtohesha në jetën time: çlirimit të Kosovës dhe shtendërtimit të saj”, theksoi Veseli, duke evokuar kujtime nga periudha e para mese tri dekadave.
“Ne jemi brezi më fatlum i historisë sonë. Ne arritëm ta jetësojmë dhe ta jetojmë realizimin e ëndrrës së madhe për ta parë Kosovën të lirë, shtet të pavarur dhe sovran. Dhe sot në këtë përvjetor, jemi krenarë kur themi se UP-ja ka bërë shumë për këtë vend”, tha kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit shtoi se Kosova në 20 vjet liri dhe 11 vjet shtet, ka shënuar arritje të mëdha, por sipas tij, ka ende shumë punë përpara. Ai tha se sfidat më të mëdha janë fuqizimi i shtetit dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
I pari i legjislativit theksoi nevojën që Universiteti i Prishtinës dhe të gjitha qendrat e tjera universitare në Kosovë të marrin një rol më aktiv në ballafaqimin tonë me këto sfida.
“Arsimi universitar duhet të shërbejë si faktor themelor i zhvillimit të vendit, e jo të perceptohet si pengesë e tij. Profesionet që ofron UP-ja dhe universitetet e tjera publike, duhet të jenë adekuate me nevojat e kohës, në radhë të parë me kërkesat e ekonomisë së lirë të tregut. Reformat e vërteta në arsim duhet të orientohen pikërisht në këtë drejtim. Konsideroj se hapi i parë është forcimi i plotë i standardeve të edukimit cilësor. UP-ja ka potencial për të bërë ndryshime pozitive për veten dhe për vendin”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje