Në vazhdën e aktiviteteve të 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, është mbajtur manifestimi qendror për këtë përvjetor, me ç’ rast është çmuar lartë kontributi i universitetit në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema u shpreh se historia e këtij universiteti është vet historia e Kosovës.
Sipas tij, UP ka mbajtur ndër vite barrën kryesore të edukimit të rinjve në Kosovë, pasi ka përgatitur kuadro të reja përfshirë me politikanët e sotëm.
“Historia e Universitetit të Prishtinës është vet historia e Kosovës. Universiteti i Prishtinës që nga themeli vazhdon të jetë zgjedhja e parë e studentëve të vendit tonë. UP ka bartur ndër vite barrën kryesore të edukimit dhe zhvillimit të shoqërisë kosovare. Mandej, Universiteti i Prishtinës pati rol vital në formimin e shtetit të Kosovës duke siguruar kuadro të përgatitura intelektualist si bartës dhe udhëheqës të institucioneve që i kemi këtu të pranishëm”, tha rektori Dema.
Në lidhje me cilësinë e arsimit, rektori Dema, përsëriti se ka progres, pasi është ngritur niveli i arsimit të lartë publik.
Pjesë e këtij manifestimi ishte dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe është tempulli i historisë sonë kombëtare. Ai i bëri thirrje që UP të merr rolë më aktiv në ballafaqimin e sfidave që ka Kosova.
Ndërsa, sa i për ketë mbylljes së universiteteve tjera publike, Veseli tha se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe se ai që e thotë këtë është pa vizion.
“Kam një mesazh dhe për universitetet tjera publike që janë në Kosovë. Kam dëgjuar lloj lloj fjalësh që thonë se këto universitete duhet të mbyllen. Ata që përhapin këso ide janë pa vizon dhe nuk ia duan të mirën të rinjve tanë. Universitet tjera publike nuk janë hapur për t’u mbyllur dhe as që do të mbyllen. Ato veç sa do të zhvillohen”, tha kryeparlamentari Veseli
Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti tha se themelimi i Universitetit të Prishtinës është kthesa vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe kombin e Kosovës.
Sipas tij, Universiteti i Prishtinës i priu shumë proceseve të rëndësishme të Kosovës.
“Ishte po ky universitet që i priu proceseve shumë të rëndësishme, ndryshimeve politike të asaj kohe, ishte Universiteti i Prishtinës që filloj procesin dhe arriti të ndryshoj statusin e vendit të cilin ne sot e gëzojmë së bashku me sakrificat e popullit tonë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, rektori i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata u shpreh se themelimi i Universitetit Prishtinës nuk ka qenë vetëm ëndërr e kosovarëve por e gjithë shqiptareve.
Ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes gjitha universiteteve publike shqiptare, pasi sipas tij është koha e përshtatshme.
“Universiteti i Prishtinës për ne, në pikëpamjen time ka qenë sikur ajo drita që shpërtheu bing bangun e madh, i cili sot e shohim të realizuar në pranin dhe ekzistencën dhe jetësimin e asaj ëndërra që nuk është ëndërr vetëm e kosovarëve. Ka qenë një ëndërr mbar kombëtare e shqiptarëve për t’i rikthyer ato të drejta historike të cilët koha, historia duke mos pasur zgjidhje të duhura, duke mos pasur lidhjet e duhura na krijoj gjithë ato probleme që i kemi përjetuar. Është një kohë shumë e përshtatshme që ne duhet të gjejmë më shumë bashkim dhe lidhje me njëri tjetrin, sidomos në fushën e arsimit të lartë”, tha rektori Gjata.
Kurse, rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ahmeti tha se themelimi i Universitetit të Prishtinës e ka mbajtur gjallë frymëzimin mbar kombëtar për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës.
“Që nga dita e themelimit deri më sot Universiteti i Prishtinës është shndërruar në simbol të qëndresës në tempullin që gjysmë shekulli e ka mbajtur gjallë frymëzimin mbar kombëtar për liri, demokraci dhe pavarësi”, shtoi ai.
Gjatë ditës së sotme me rastin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, është mbajtur po ashtu një konferencë e gjitha universiteteve publike shqiptare ku është theksuar roli dhe nevoja e një bashkëpunimi më të madh./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një person në Gostivar, kapet duke vjedhur
Deliu: Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar në çdo nivel të vendimmarrjes
Përdorën telefonin gjatë vozitjes, gjobiten dy shoferë në Kamenicë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar