LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Problemet tona janë normale në futbollin anglez

Sarri: Problemet tona janë normale në futbollin anglez
Maurizio Sarri (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Maurizio Sarri ka vazhduar me sukses të drejtoj skuadrën e Chelseat në garat ndërkombëtare të Ligës së Evropës.

Klubi i italianit, Chelsea ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 2-1, fal golit të Ross Barkleyt dhe Olivier Girouds.


Megjithatë, strategu nuk i ka pëlqyer mënyra se si të besuarit e tij u sollën pas krijimit të epërsisë.

“Ekipi u mbyll plotësisht në fund dhe fatkeqësisht nuk është në gjendje të mbajë përqendrimin dhe intensitetin e sulmeve gjatë gjithë 90 minutave”, tha Sarri për Sky Sport Italia.

“Ky problem i ka ndodhur pak a shumë çdo trajneri në vitin e tyre të parë në Angli, kështu që shpresoj se situata do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi një nga vetëm dy klubet angleze që luftojnë në të gjitha frontet, pra Chelsea dhe Manchester City, kështu që dukshëm po bëjmë diçka të drejtë”, pohoi ai.

Theksojmë se Sarri ështç në thumb të kritikave të analistëve pas rezultateve jo të kënaqshme në Ligën Premier.

Ndryshe, Chelsea zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, ku ka po aq pikë sa Arsenali – 50 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori