LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i femrave të zakonshme që shfaqen në rolet kryesore të filmave të Hollywoodit

Rritet numri i femrave të zakonshme që shfaqen në rolet kryesore të filmave të Hollywoodit

Hollivudi është rritur në diversitet kur është fjala për rritjen e numrit të personazheve femra dhe njerëzve që vijnë nga grupe të nën-përfaqësuara sociale në filmat e tyre më të suksesshëm, tregoi një studim.

“Annenberg Initiative” analizoi 100 filmat më të kërkuar të vitit të kaluar në SHBA dhe gjeti se deri në 40 filma në rolin kryesor kishin një femër në rolin kryesor në krahasim me 32 në vitin 2017. Numri aktual është më i madh që nga fillimi i studimit në vitin 2007.

Për më tepër, hulumtimet kanë treguar se diversiteti në këtë fushë gjithashtu përmirësohet, domethënë nga 40 filma në 11 prej tyre me rolet kryesore janë paraqitur personazhe që vinin nga “grupet racore/etnike të nën-përfaqësuara”. Është interesante të theksohet se para dy vjetëve kjo ka ndodhur vetëm me pesë aktorë.


Hollywood – Oscar (Photo by David McNew/Getty Images)

Diversiteti në Hollywood ka treguar se gjithashtu ka një rritje, ku gjatë vitit të kaluar në 28 filma në rolet kryesore luajtën personazhe që vinin nga “grupet e nënpërfaqësuara” krahasuar me 21 në vitin 2017.

Kjo është një rritje dramatike në krahasim me rezultatin e parë të përgjithshëm të studimit të vitit 2007, kur janë regjistruar 13 dhe në vitin 2011 ishin vetëm nëntë.

Dr. Stacy L Smith, drejtor i Inisiativës së Iniciativës Annenberg, pohoi se “anëtarët e industrisë së filmit më në fund morën masa në vitin 2018 për të krijuar përmbajtje që më mirë reflekton botën në të cilën jetojmë”.

Ndryshe, studimi i është referuar edhe filmit “Black Panther” dhe “Crazy Rich Asians” si edhe disa krijimtari të tjera filmike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori