LAJMI I FUNDIT:

Analistët e çështjeve politike: Taksa mund ta rrëzojë Qeverinë (Video)

Analistët e çështjeve politike: Taksa mund ta rrëzojë Qeverinë (Video)

Mospërfillja e kërkesës së SHBA-së nga institucionet e Kosovës, për pezullimin e taksës, mund të ndikojë deri te ftohja e raporteve mes dyja vendeve. Njohësit e çështjeve politike thonë se përveç sanksioneve, kjo taksë mund të sjellë edhe rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Letra e fundit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar institucioneve të Kosovës, për pezullimin e taksës, po llogaritet si çarja e parë mes raporteve Kosovë –  SHBA.

Analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri, thotë se nëse taksa nuk hiqet, do të kemi raporte të ftohura me Amerikën.


“Me pezullim të taksës, Kosova hap rrugën për integrime evropiane dhe dialog. Kosova çdoherë duhet të jetë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është vërejtja e tretë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe establishmenti i saj, që Kosova ta pezullojë taksën dhe të mos sillet njëanshëm në raportet ndërkombëtare”, deklaroi për RTV Dukagjini, Ramush Tahiri.

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se përveç sanksioneve që mund të vijnë, taksa është ajo që do ta rrëzojë qeverinë Haradinaj.

“Siç duket ka shumë gjasa të mëdha që taksa të jetë indikator për rrëzimin e kësaj qeverie. Kemi parasysh se qëndrimet janë diametralisht të kundërta. Sanksionet tjera që mund të vijnë janë izolimi i figurave politike të Kosovës. Një zbehje e përkrahjes ndaj Kosovës në anëtarësimin në organizatat tjera ndërkombëtare”, tha Rasim Alija.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, thotë se Qeveria është e vendosur që të mos e heq taksën pa njohje nga Serbia. Thotë se nuk do të ketë sanksione nga Amerika për Kosovën.

“Nuk pres sanksione nga Amerika sepse ne jemi partnerë, dhe ky partneritet do të vazhdojë pavarësisht qëndrimit rreth taksës… Mund të ketë ndonjë refleksion të kësaj natyre, por kjo nuk nënkupton rrezikimin e raporteve me SHBA”, mendon Rasim Selmanaj.

Ndër të tjera në letrën që SHBA-të i dërguan institucioneve kosovare thuhet se mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën.

“Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona” – u theksua ndër të tjera në këtë letër./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Kronika nga minuta 8:30 në videon e mësipërme.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori