LAJMI I FUNDIT:

Polici zviceran gjobitet me 600 franga, tejkaloi shpejtësinë e paraparë derisa po ndiqte hajnat e dyshuar

Polici zviceran gjobitet me 600 franga, tejkaloi shpejtësinë e paraparë derisa po ndiqte hajnat e dyshuar

Një polic në Gjenevë ka humbur rastin, pasi është ankuar kundër një gjobe prej 600 frangash zvicerane (528 euro) që ai mori për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa po ndiqte kriminelët e dyshuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gjykata e Lartë Federale e Zvicrës mbështeti gjobën e dhënë zyrtarit për vozitje me shpejtësi 92 kilometra në orë në një zonë ku ishte e kufizuar deri në 50 km/h gjatë një ndjekjeje të shpejtë të të dyshuarve që thuhet se kanë grabitur një bankomat.


Siç bëhet e ditur, polici u kap në të vërtetë dy herë nga radarët, gjatë ndjekjes. Në rastin e parë, ai ishte duke udhëtuar 30 km/h mbi limitin e shpejtësisë, ndërsa për herë të dytë ai ishte duke shkuar 42 km/h mbi kufirin ligjor.

Kështu, prokurorët konsideruan se incidenca e parë e shpejtimit ishte në përputhje me kërkesat taktike, por gjykata kantonale e Gjenevës vendosi se rasti i dytë ishte një shkelje e rëndë e rregulloreve të trafikut dhe gjobiti shoferin me 600 franga.

Në një vendim të publikuar të martën dhe të cituar nga agjencia zvicerane e lajmeve SDA, Gjykata e Lartë Federale e mbështeti atë vendim.

Gjykata tha se shpejtësitë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë duhej të ishin proporcionale.

“Shpejtësi më të larta ishin të ligjshme nëse jetët ishin në rrezik”, shpjegoi gjykata.

Por gjykata tha se në rastin aktual, shoferi i policisë kishte dijeni se të dyshuarit nuk do të dëmtonin askënd. Kështu, megjithëse ishte në interesin publik për të ndaluar kriminelët, shoferi duhet të kishte zgjedhur një shpejtësi që nuk e kishte vënë në rrezik sigurinë e të tjerëve, deklaroi gjykata. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori