LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nesër votohet platforma për dialogun nga delegacioni shtetëror

Ahmeti: Nesër votohet platforma për dialogun nga delegacioni shtetëror

Ka përfunduar takimi i rregullt i Ekipit negociator ku është diskutuar për versionin e platformës për dialog.

Bashkëkryesuesi i këtij ekipi, Shpend Ahmeti ka thënë se gjatë këtij takimi i kanë dhënë komentet përfundimtare, dhe se beson që të premten do ta dërgojnë në Kuvend.

Mblidhet Ekipi negociator, diskuton rreth platformës për dialog (Foto)
Lexo po ashtu Mblidhet Ekipi negociator, diskuton rreth platformës për dialog (Foto)

“E patëm edhe një takim për platformën dhe versionin e saj, ku i dhamë komentet përfundimtare që i patëm, tash edhe njëherë e dërgojmë sot në subjektet politike për ta diskutuar dhe besoj që nesër jemi të gatshëm për ta votuar në delegacionin shtetëror. Nëse nesër e votojmë në delegacion, besoj që të premten mund ta dërgojmë në Kuvend. Që ka diçka me shtuar ai është president mund t’i dërgojë kuvendit letër në momentin kur të caktohet seanca nuk kemi pasur kërkesa të tilla, kjo platformë buron nga mandati i Kuvendit dhe nga diskutimet që i kemi pasur në delegacionin shtetëror”, ka thënë Ahmeti.


Ai njoftoi se takimi i delegacionit do të mbahet nesër nga pra 15:00 ku pritet që ky draft të votohet.

Ahmeti ka ripërsëritur se kjo platformë është hartuar mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori