Operatorët mobil Vala dhe IPKO i presin gjobat nëse nuk fillojnë implementimin e kodit të Kosovës +383 pas datës 15 shkurt. Zyrtarët e Telekomit kanë thënë më 14 shkurt do të fillojnë impelmentimin e kodit +383.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, thotë se gjobat për mos implementim për operatorët janë në shumë prej 10 mijë euro, por sipas tij, kjo shumë mund të rritet në muajt në vazhdim.
“Operatorët e telefonisë janë gjobitur me nga 10 mijë euro për mos largim të kodeve të huaja deri më datën 15 janar 2019, nëse ata nuk largojnë këto kode deri më 15 shkurt, gjoba vazhdon të jetë në fuqi në shumën prej 10 mijë euro edhe për muajin vijues, me mundësi të rritjes se saj në vazhdimësi, nëse nuk largohen kodet e huaja”, tha ai.
Gashi ka treguar se Vala ka paralajmëruar impelemtimin e kodit shtetëror.
“Telekomi i Kosovës tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë ndërprerjen e kodit +377 më datën 14 shkurt, do të thotë se ata nuk do të gjobiten më tutje dhe megjithëse me vonesë kanë filluar me zbatim të vendimit për kodin. Ky hap i Telekomit të Kosovës është shumë pozitiv dhe ne e inkurajojmë që të bëjë sa më parë të gjitha ndryshimet teknike në mënyrë që ky operator të përfitojë direkt nga Kodi i Republikës së Kosovës +383”, ka thënë kryetari i Bordit të ARKEP-it Kreshnik Gashi.
Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli, ka konfirmuar për Telegrafin se nga dite e enjte, më 14 shkurt, do ta zevndësojnë +377 me kodin e Republikës së Kosovës +383.
“Të gjithë konsumatorët e VALA-s janë njoftuar tashmë se nga data 14 shkurt 2019, prefiksi +377 do të zëvendësohet me kodin e ri +383, me ç’rast thirrjet me prefiksin +377, nuk do të jenë më të mundura”, ka bërë të ditur ai.
Bilalli ka thënë se Telekomi i kanë bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme teknike, për impelmetimin e kodit të ri +383, përkundër pengesave të shumta që janë përballur.
Ndryshe, Kosova e ka marr kodin shtetëror +383 në vitin 2016, por nuk është implemtuar deri më tash për shkak të kapaciteteve teknike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Ministri Peci: 8.5 milionë euro subvencion për sektorin e bletarisë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit