LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Akademiku Idriz Ajeti dha kontribut të çmuar për ndërtimin e institucioneve akademike kosovare

Veseli: Akademiku Idriz Ajeti dha kontribut të çmuar për ndërtimin e institucioneve akademike kosovare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjarët dhe kolegët për vdekjen e Akademikut Idriz Ajeti.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit


“Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit. Me këtë rast ngushëlloj familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/