LAJMI I FUNDIT:

LDK akuzon Shpend Ahmetin për dështim në qeverisje

LDK akuzon Shpend Ahmetin për dështim në qeverisje

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur skandaloze mos shpenzimin e buxhetit komunal në masën e duhur dhe bartjen e 25 milionë euro nga buxheti i komunës së Prishtinës, ndërsa rreziku më i madh që mund t’i ndodhë qeverisjes së Shpend Ahmetit, sipas kësaj partie, është kolapsi financiar si pasojë e proceseve gjyqësore të iniciuara nga qytetarët dhe bizneset për raste të ndryshme.

Asamblisti Shefqet Osmani në një konferencë për media ka reaguar ndaj deklaratave të të parit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, sa i përket shpenzimit të buxhetit, duke thënë se bartja buxhetore për vitin 2019 është 15 milionë euro është e pasaktë.

“Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2018, ishte 86 milionë e 387 mijë e 596 euro. Në këtë vlerë janë llogaritur edhe bartja nga viti 2017, e që është përafërsisht gati 14 milionë euro, mjete të bartura. Në periudhën raportuese, Komuna e Prishtinës për vitin 2018 ka shpenzuar 61 milionë e 333 mijë e 960 euro. Mbetja e buxhetit për bartje, në vitin 2019 është 25 milionë e 54 mijë euro. Bazuar në pasqyrat raportuese, shkëputur nga raporti financiar buxhetor i Komunës së Prishtinës, vlera e mjeteve të bartura është e saktë, me ç’rast reagimi i djeshëm i kryetarit se bartja është diku afër 15 milionë, është fare jo korrekte, sepse raporti është i tij dhe është dokument zyrtar. Pra, ne gjithnjë po i referohemi versionit zyrtar të raportimit”, ka thënë Osmani.


Ai ka kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit për keqqeverisje, duke thënë se buxheti nuk është shfrytëzuar për investime në infrastrukturë shkollore dhe për ndërtimin e kolektorëve, duke ditur se shumë lagje janë të vërshuar nga ujërat e zeza.

“Nuk janë bërë investime në infrastrukturën shkollore në kohën kur Prishtinës i mungojnë shtatë objekte shkollore. Nuk janë bërë investime, e në ndërtimin e institucioneve parashkollore në kohën kur rreth 70 për qind e fëmijëve të grup-moshave një deri në pesë vjeçar nuk janë përfshirë në edukimin parashkollor. Nuk janë investuar mjete për ndërtimin e kolektorëve dhe rrjeteve të kanalizimeve në kohën kur lagje të tëra janë të vërshuar nga ujërat e zeza, siç janë Mati1 , Kalabri, Fusha e Pajtimit, fshati Llukar, gjysma e Hajvalisë, Prishtina e Re”, ka thënë Osmani.

Dështimi më esencial sipas tij është mos hartimi i hartës zonale për gjashtë vjet dhe vonesa e hartimit të planit të mobilitetit për të cilin sipas tij, është bërë shumë zhurmë.

Osmani po ashtu tha se komuna është e dëmtuar për rreth pesë për qind të mjeteve të inkasuara.

“Rreziku më i madh që mund t’i ndodhë kësaj qeverisje të Shpend Ahmetit, si kolaps financiar janë detyrimet kontingjente, procese gjyqësore të iniciuara nga qytetarët, bizneset, kompani të ndryshme. E që vetëm në vitin 2018 janë 738 lëndë, këto nuk po i shpikim janë në raport. Me një vlerë prej 38 milionë euro. Dukuri shqetësuese dhe negative që po e përcjell kryetarin Shpend Ahmeti, është edhe numri i të punësuarve. Edhe viti 2018, në pasqyrat financiare janë raportuar 103 kontrate, me kontratë mbi vepër, ose shërbime të veçanta”, ka thënë ai.

Osmani po ashtu tha se i pari i komunës, Shpend Ahmetit nuk i intereson më komuna e Prishtinës, për shkak të obligimeve tjera që ka marrë në kuadër të dialogut me Serbinë./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori