Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit të Komunitetit Ashkali, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se arsyeja që i ka bërë bashkë është se, më 15 shkurt është Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali, duke vlerësuar se këtë ditë e kanë kthyer në festë të përbashkët, traditë ku festohet së bashku.
“Unë jam shumë i gëzuar që shtëpia e qytetarëve të Kosovës, në këtë rast Qeveria e Kosovës, është vendi ku bashkohemi kaq shumë dhe me kaq dashuri për të shprehur respektin për komunitetin Ashkali në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se komuniteti Ashkali është një prej komuniteteve më të vjetra në Kosovë dhe se çdoherë ka qenë bashkë me të tjerët me shqiptarët, serbët, turqit, romët, egjiptasit, goranët, boshnjakët.
Më tej, kryeministri Haradinaj shtoi se është mirënjohës për kontributin e këtij komuniteti si në procesin e lirisë dhe tani në atë të shtetndërtimit. Duke vlerësuar se pritjet e këtij komuniteti janë më të mëdha, kryeministri Haradinaj premtoi se bashkë me deputetët e këtij komuniteti dhe zëvendësministrat do të bëjnë punë të mira, që t’i gëzojnë të drejtat që i kanë me kushtetutë dhe me ligj, por edhe në rritjen e mirëqenies ekonomike, sociale dhe kulturore.
Ndërsa, deputeti Etem Arifi pasi uroi të gjithë popullin Ashkali në Kosovë dhe diasporë për Ditën e Flamurit Kombëtar, vlerësoi se janë mirënjohës ndaj UÇK-së, bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, ShBA-së dhe NATO-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ndihen krenar që janë disa deputetë nga ky komunitet që kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë. “Kjo festë e Ashkalinjve të Kosovës i gjen me mbështetje institucionale dhe me përkrahje të atyre që kanë nevojë, kanë arsim më të mirë, banim më të mirë dhe kanë jetë më të mirë krahasuar me gjendjen e mëhershme”, tha deputeti Arifi, duke kërkuar nga kryeministri Haradinaj mbështetjen e tij edhe në të ardhmen për këtë komunitet.
Edhe deputeti, Danush Ademi tha se janë falënderues ndaj kryeministrit Haradinaj për përkrahjen e këtij komuniteti në rregullimin e infrastrukturës dhe shtëpi më të ngrohta. Më tej deputeti Ademi vlerësoi se janë mbi 10 mijë nxënës që ndjekin mësimet nga ky komunitet, ka pjesëtarë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës, duke thënë se do të jenë përkrahës të të gjitha proceseve në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
NATO avancon statusin e Kosovës, Presidenti Begaj përshëndet vedimin
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?
Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës