LAJMI I FUNDIT:

LSDM vendosi të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare

LSDM vendosi të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare

Zëdhënësi i partisë LSDM-së, Kostadin Kostadinov pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie tha se “një parti shtetformuese që është në vend të parë, nuk mendon për zgjedhje të parakohshme kuvendare edhe pse në anketa LSDM renditet lartë”.

Kostadinov tha se e gjithë kjo bohet për shkak se Qeveria paralajmëroi vit ekonomik dhe se një parti e përgjegjshme nuk do t’i rrezikonte nisjen e bisedimeve me BE-në dhe ndërprerjen e reformave, njofton Telegrafi Maqedoni

“Republikën e Maqedonisë së Veriut e presin zgjedhjet e presidenciale ku do të fitojë LSDM dhe do të humb OBRM-PDUKM”, tha Kostadinov.


Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së, sipas zëdhënësit të kësaj partie Kostadinov, ka marrë vendim ku do të bëhet përpjekje me të gjitha partitë politike për gjetjen e presidentit konsensual në zgjedhjet e presidenciale./Telegrafi/