LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme e Suedisë në interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministrja e Jashtme e Suedisë në interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, është thirrur për interpelancë për çështjen e (mos)liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo interpelancë do të mbahet pas kërkesës që ka bërë deputeti nga Partia Kristian Demokrate, Magnus Jacobsson.

“Çfarë do të bëjë Ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?” është kërkesa e deputetit suedez për të cilën do të përgjigjet Ministrja Wallstrom.


“Situata në Ballkan mbetet e tensionuar. Ne shohim se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Turqia veprojnë për interesat gjeostrategjike. Për ne në Suedi, vend që ka një grup të madh që kanë prejardhjen nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga gjithë Ballkani, është me rëndësi që të punojmë për të siguruar që ky rajon të zhvillohet përmes rrugës paqësore”, shkruan më tej në kërkesën e deputetit Jacobsson, njofton Klan Kosova.

“Pas luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ne në Evropë kemi mësuar se tregtia është parakusht për paqen afatgjatë. Natyrisht, principet e njëjta aplikohen edhe në Ballkan. Përmes tregtisë dhe marrëdhënieve të tjera, ne mund të kontribuojmë në zhvillimin e paqes”.

“Ne poashtu kemi shumë qytetarë në Suedi që prejardhjen e kanë nga Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit. Duke lehtësuar lëvizjen në mes vendeve tona dhe duke lehtësuar tregtinë, ne rrisim sigurisë në Ballkan derisa përmirësohen edhe dy ekonomitë, ajo e Suedisë dhe Kosovës”.

Lidhur me këtë, dua ta pyes ministren e Jashtme, Margot Wallstrom:

“Çfarë do të bëjë Ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?” thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Parlamentit të Suedisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori