LAJMI I FUNDIT:

Gjendet në Pejë, vajza e zhdukur nga Kaçaniku

Gjendet në Pejë, vajza e zhdukur nga Kaçaniku
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vajza 16 vjeçare nga Kaçaniku e cila konsiderohej e zhdukur që nga dita e djeshme.

E mitura V.G është gjetur në një Qendër Tregtare në Pejë.


“Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjell në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes.

Poashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019. /Telegrafi/