Punonjësi i policisë Berhan Bajrakurti ka mohuar akuzat e nënës së 15-vjeçares, e cila bëri publike videon dërguar së bijës, ku polici shfaqej duke kryer veprime të turpshme.
Zyrtarë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat nga Tirana kanë marrë në pyetje për më shumë se një orë efektivin Bajrakurti, i cili ka mohuar t’i ketë dërguar video me përmbajtje seksuale vajzës së mitur. Por pavarësisht këtij pretendimi, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet.
Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti rezulton të jetë përjashtuar nga policia në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër-Koplik. Burime nga Policia e Shtetit thonë se ai asnjëherë nuk ka qenë në pozicione drejtuese të paktën deri kur u lirua nga detyra. Përjashtimi nga policia erdhi pasi u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pas dyshimeve se kishte futur sende të jashtëligjshme në dhomat e paraburgimit në policinë e Shkodrës.
Pas kësaj ai u arrestua si i dyshuar nga SHKB dhe qëndroi i ndaluar për pak kohë, por gjykata i dha pafajësinë, vendim që ai mund ta ketë përdorur për t’u rikthyer në radhët e policisë në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe. Gjithashtu mësohet se Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe në zgjedhjet lokale të 2015-s.
Inspektori Bajrakurti është i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, tri vajzave dhe një djali. Të hënën, nëna e 15-vjeçares nga fshati Gruemirë denoncoi në media se 53-vjeçari e përndiqte prej kohësh vajzën duke e telefonuar e duke u zhveshur përpara saj. Për të vërtetuar pretendimet e saj, nëna publikoi edhe një video ku Bajrakurti kryente veprime të turpshme në telefon. /Bw/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, “vjehrra” nga Berati dënohet me 17 vite burgim
Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup
Akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251