LAJMI I FUNDIT:

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici në Shkodër (Video)

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici në Shkodër (Video)
Foto: Ilustrim

Një efektiv i forcave të rendit në Gruemirë të Malësisë së Madhe u arrestua për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje.

Pas denoncimit në portale dhe shfaqjes së pamjeve ku inspektori i policisë bën veprime të turpshme, Berhan Bajrakurti përfundoi në pranga. Janë pikërisht këto pamje që i gjeti në telefonin e së bijës ato që e shtynë nënën e 15-vjeçares të bënte edhe denoncimin publik.


Nëna e saj është shprehur për portalin Newsbomb se Bajrakurti i kishte kërcënuar në Komisariatin e Koplikut ku shkuan për ta denoncuar, ndaj ajo u detyrua ta bënte publik rastin. Më pas, nëna thotë se ka shkuar të takojë drejtorin e Policisë Shkodër, por nuk ia ka dalë dhe atje i kanë thënë jozyrtarisht se s’duhet të merret me malësorët se ata janë të paprekshëm.

Sipas nënës, inspektori i Gruemirës, një burrë i martuar dhe me fëmijë, e përndiqte vajzën e saj duke e ftuar të hipte në makinë si dhe i dërgonte video me veprime të turpshme.

Top Channel u interesua për këtë rast dhe në Drejtorinë e Policisë Shkodër dhe Komisariatin e Koplikut, ku deklarojnë se nuk është regjistruar asnjë denoncim. Ndërkohë, në lidhje me policin e arrestuar Berhan Bajrakurti, mësohet se ai është rikthyer në detyrë pas vitit 2013, kohë para së cilës ishte i liruar, në një lëvizje që, siç thonë burimet, ishte bërë me sfond partiak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori