LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti dorëzoi padi për Vetëvendosjen dhe fton Kurtin në një debat televiziv

Shpend Ahmeti dorëzoi padi për Vetëvendosjen dhe fton Kurtin në një debat televiziv

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me furnizimin me qumësht nëpër shkollat e Prishtinës.

Ahmeti tha se për furnizimin me qumësht në shkollat e Prishtinës të gjitha procedurat kanë qenë të hapura dhe se është çmimi më i ulët që paguan ndonjë komunë në Kosovë.

“Këtë padi e kam ushtruar sepse ata e kanë shpallur vetën edhe gjykatës edhe pse kanë qenë tërë kohën pjesë e furnizimit me qumësht sepse të gjitha këto furnizime të cilat ata i kanë potencuar kanë ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në VV. Për ta me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme”, tha ai.


Ahmeti ka thënë se të gjitha këto shpifje organizohen nga kryetari i VV-së, Albin Kurti që sipas tij, e gjuan gurin dhe e fsheh dorën.

Ai ka ftuar Albin Kurtin që të ballafaqohen në një debat televiziv, kudo që dëshiron ai, tek cili moderatorë të dëshiron ai.

“Kemi kërkuar dëmshpërblim për shpifje, nuk e kemi caktuar vlerën, le të vendos gjykata”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori