LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Haxhi Zeka” mbështet Programin Nacional për Rininë

Universiteti “Haxhi Zeka” mbështet Programin Nacional për Rininë

Me qëllim të realizimit të Programit Nacional për Rininë edhe për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, koordinatori nacional për kulturë rini dhe sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e këtij universitetit Fadil Millaku.

Koordinatori Hoti tha se ky program mundëson pjesëmarrjen e të gjithë studentëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ai kërkoi mbështetje nga rektori për studentë vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës.

“Programi Nacional për Rininë parasheh përfshirjen e rreth 110.000 studentëve nga të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Studentët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e veta sportive dhe kreative përmes këtyre garave dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Kërkoj mbështetjen e juaj për studentët vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës pasi që, mendja më e pakorruptuar dhe më e pastër e shoqërisë është studenti”, tha Hoti.

Ndërkaq, rektori Fadil Millaku e garantoi mbështetjen e programit duke thënë se pret që të jetë një projekt i suksesshëm.

“Për fat të keq në vitet para lufte ka pasur shumë më shumë gara se sa që mbahen tash. Jam shumë i lumtur që një program ekskluziv për garën do të zhvillohet këtë vit. Studentët dhe nxënësit kanë nevojë për aktivitete të tilla sepse i largon ata nga dukuritë negative dhe ndihmon shumë në socializmin mes nxënësve dhe studentëve”, tha rektori Millaku.

Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori