LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Pas anëtarësimit në NATO pritet rritja e investimeve të huaja në vend

Gashi: Pas anëtarësimit në NATO pritet rritja e investimeve të huaja në vend

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi në emisionin “Click Plus” sqaroi për debatin e hapur në lidhje me konkursin në Ministrinë e Kulturës, ku hodhi poshtë zërat për manipulim me konkursin e fundit.

Ai tha se marrja e udhëheqjes me Ministrinë e Kulturës nuk ka pasur ndonjë prapavijë por ka qenë marrëveshje gjatë bisedimeve me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai tha se si sot akti më i lartë patriotik sot është që të ndalosh që të mos ikë jashtë vendit, dhe këtu duhet të punohet më shumë.


Për anëtarësimin të Maqedonisë në NATO, ai tha tha se çdo shtet që është anëtarësuar në NATO, vitin e parë dhe të dytë në ato vendet janë dyfishuar investimet e huaja. Ai sqaroi se për momentin po flitet me një kompani nga Zvicra e cila dëshiron të investojë në Maqedoni./Telegrafi/