LAJMI I FUNDIT:

Policia në Indonezi përdor gjarprin që hajduti të flasë: “Do të ta fusim në gojë” (Video)

Policia në Indonezi përdor gjarprin që hajduti të flasë: “Do të ta fusim në gojë” (Video)

Një teknikë skandaloze është përdorur nga disa policë në Indonezi për të bërë një hajdut të dyshuar që të flasë në lidhje me ngjarjen.

Sipas një video që po qarkullon në rrjet, i riu është kërcënuar me një gjarpër të gjallë që policët ia kanë lidhur rreth qafës dhe ia afronin drejt fytyrës kur e merrnin në pyetje.


Oficerët përpiqen ta bëjnë djalin të pranojë se ai ka vjedhur telefona celularë.

I dyshuari shihet me duart e lidhura pas shpine duke bërtitur kur sheh gjarprin që i shtyhet drejt fytyrës.

Dëgjohet gjithashtu një zë që urdhëron djalin që të hapë sytë kur një oficer kërcënon t’ia futë gjarprin në gojë dhe nën pantallona.

Gjatë seancës së tmerrshme, një nga oficerët e pyet: “Sa herë ke vjedhur celularë?”

I dyshuari më pas dëgjohet duke pranuar: “Vetëm dy herë”.

Shefi i policisë së Jayawijaya, Tonny Ananda Swadaya këmbënguli se gjarpri ishte jo helmues dhe i butë, por pranoi se “hetuesi nuk ishte profesionist në kryerjen e punës së tij”.

Duke theksuar se oficerët nuk e sulmuan fizikisht të dyshuarin, ai shtoi: “Kemi marrë masa të ashpra kundër personelit”.

Një avokate e të drejtave të njeriut ka pohuar se ky nuk është një incident i izoluar, përcjell gsh.

Veronica Koman pretendoi se një gjarpër u përdor gjatë marrjes në pyetje të një prej klientëve të saj muajin e kaluar, por policia në Papua ka thënë se nuk kanë dijeni për ngjarjen.

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori