LAJMI I FUNDIT:

Zyba kritikon PSD-në: Pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, u ulët me Thaçin e Veselin

Zyba kritikon PSD-në: Pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, u ulët me Thaçin e Veselin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kritikuar Partinë Socialdemokrate, duke thënë se po punon në planet për shkatërrimin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zyba ka shkruar se një ditë pas vizitës te varri i Astrit Deharit, zyrtarët e kësaj partie e bënë rezolutën për bisedime pa reciprocitet.


Sipas tij, kjo rezolutë e mbanë në fshehtësi çdo koncesion me shtetin serb, transmeton Telegrafi.

“Një ditë pas vizitës te varri i Astritit morrën vendim që të marrin pjesë në negociata, bënë rezolutën me shumicë të thjeshtë për negociata pa reciprocitet, u bënë pjesë e delegacionit, sollën ligjin që me shumicë të thjeshtë e bën delegacionin e që pa shumicën e deputetëve nuk e heq dot, që ua siguron që të mbajnë në fshehtësi çdo koncesion dhe që i sjell lehtësira koncesioneve të reja ndaj Serbisë”, ka shkruar Zyba.

Ai ka përmendur edhe vizitat e djeshme të zyrtarëve të PSD-së te varret e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

“Një ditë pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, ulen me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe bëjnë planet për shkatërrimin e mëtejme të Kosovës”, përfundon postimi i Salih Zybës.

Ndryshe, ekipi negociator për dialogun ku bënë pjesë edhe PSD-ja, u takuan sot për hartimin e platformës për bisedimet me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori