Një nga pesë kushtet që do e siguronte votën e Partisë Socialdemokrate për miratimin e buxhetit për vitin 2019 ishte edhe Projektligji për Qeverinë, përmes së cilit kërkuan që të ulet numri i zv.ministrave.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se nëse Projektligji për Qeverinë nuk e trajton zvogëlimin e numrit të zv. ministrave atëherë grupi parlamentar që ajo përfaqëson do të krijojë amendament përmes së cilit do të kërkojnë që asnjë ministri të mos i ketë më shumë se dy zv. ministra.
“Unë besoj që edhe deputetët tjerë do të votojnë amendamentin që ne do e bëjmë sepse nëse nuk parashihet kështu në leximin e parë do e shtrojmë si amendament dhe do e kërkojmë votën e gjithë deputetëve”, tha ajo
Pantina mes tjerash ka thënë që do të insistojnë që Projektligji për qeverinë të vijë në mars.
“Sa i përket njërës nga kërkesat që ende nuk është realizuar në plotëni e që është Projektligji për Qeverinë ai sipas zotimit të kryeministrit duhet të vijë në Kuvend brenda 3 muajve, e që presim që gjatë muajit mars të vijë për shqyrtim në Kuvend. Ende nuk e kemi pa përmbajtjen e draftit të këtij projektligji, por ne do t’i parashtrojmë vërejtjet dhe komentet tona, por kërkesa kryesore ka qenë të zvogëlohet, gjegjësisht të sanksionohet numri i zv. ministrave, i cili më së shumti mund të ketë dy zv. ministra. Jo të gjitha ministritë duhet të kenë dy zv. ministra, por asnjë ministri të mos i ketë më shumë se dy zv. ministra”, tha ajo, për Ekonomia Online.
Pantina ka thënë që do të diskutohet edhe numri i ministrive si dhe numri i këshilltarëve në këto të fundit.
“Një çështje tjetër që duhet të diskutohet në këtë projektligj është edhe numri i ministrive, por edhe këshilltarëve në secilin ministri. Në strategjinë legjislative të Qeverisë ende nuk e kemi shqyrtuar në detaje, por me sa pash është paraparë që të vijë deri në qershor, por kjo nuk do të thotë që do të pritet deri në qershor. Zotimi i kryeministrit ka qenë se do të vijë brenda 3 muajve, kështu i bie që të vijë në muajin mars. Kështu që ne do të kërkojmë nga Qeveria që ta procedoj në muajin mars”, tha ajo.
Ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj tha se pret që deri në muajin mars Projektligji për Qeverinë të diskutohen nga kabineti qeveritar.
Haradinaj deri sa njoftoi kabinetin qeveritar lidhur me pakon e ligjeve të miratuara në Kuvend që ndërlidhen me reformën e administratës publike si dhe për projektligjin për Qeverinë, shtoi se është e rëndësishme që Kosova ta bëhet edhe me Ligj për Qeverinë pas Ligjit për Pagat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze