LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak për gjinekologun që ndërpreu jashtëligjshëm shtatzëninë e vajzës nga Drenasi

Arrest shtëpiak për gjinekologun që ndërpreu jashtëligjshëm shtatzëninë e vajzës nga Drenasi

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit F.A për shkak të veprës penale ‘Ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë’ nga neni 184 par2 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019.


Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikojë tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori