LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Përfshirja e ushtarit në abuzim seksual, nuk përfaqëson integritetin e FSK-së

Ramadani: Përfshirja e ushtarit në abuzim seksual, nuk përfaqëson integritetin e FSK-së

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani ka vlerësuar se përfshirja e pjesëtarit të FSK-së në keqpërdorim seksual, është veprim i papranueshëm.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ramadani ka shkruar se ky rast nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e FSK-së.


“Me indinjim dhe keqardhje mësova mbi dyshimet që një pjesëtar i FSK-së ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare. Kjo është e papranueshme, e dënueshme dhe e patolerueshme.  Ky rast i dyshuar nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e Forcës sonë”, ka shkruar Ramadani, transmeton Telegrafi.

Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje
Lexo po ashtu Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje

Ai tutje ka inkurajuar gjyqësorin që të ndërmarrë veprimet e duhura, dhe të shqiptojë dënimet meritore.

“Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuarën dhe familjen. Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim. Deri në vendimin gjyqësor, të gjitha masat ligjore do të zbatohen”, përfundon postimi i Burim Ramadanit.

Ndryshe Prokuroria më herët njoftoi se një pjesëtar i FSK-së, është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdoru seksualisht një të mitur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori