LAJMI I FUNDIT:

Ligji për PSP-në, nuk dihet nëse Kuvendi ka dy të tretat e shumicës

Ligji për PSP-në, nuk dihet nëse Kuvendi ka dy të tretat e shumicës

Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit është duke përgatitur kërkesën që Kuvendi të interpretojë nenin 22 të ligjit për Prokurorinë Speciale Publike. Për atë se kur do të dërgohet shkresa tek kryetari i Parlamentit, përgjigjja është së shpejti.

Edhe pse ka kaluar vetëm një ditë nga paralajmërimi i prokurorit publik Joveski se do ta përcjellë nismën e Gjykatës penale të Shkupit për interpretim autentik të Ligjit për PSP-në, koha në këtë rast është e rëndësishme. Deputetët nuk do të mund të miratojnë apo të ndryshojnë ligje pas gjysmës së dytë të muajit mars pasi atëherë fillon fushata për zgjedhjet presidenciale. Nguten edhe të dyshuarit edhe të akuzuarit në lëndët e Speciales për të cilët nuk u ngrit aktakuzë deri në fund të qershorit 2017 pasi Gjykata supreme tashmë interpretoi se Janeva nuk ka mandat për ndjekjen e tyre. Një shqyrtim në Rregulloren e Kuvendit edhe më shumë ka komplikuar gjërat. Në nenin 176 thotë:

Rregullorja e Kuvendit të RM-së, Neni 176


“Propozimi për interpretim autentike miratohet me shumicën e njëjtë me të cilën sillet ligji ndaj të cilit jepet interpretim autentik”

Që Kuvendi të vendosë të kundërtën e Supremes dhe të jetë i prerë se Katica Janeva ka mandat të hapë aktakuza të reja dhe hetime pas 30 qershorit të vitit 2017 “Për” do të duhet të votojnë 80 deputetë. Kjo do të thotë, se do të nevojitet ose mbështetje nga OBRM-PDUKM-ja, pasuria e së cilës është e ngrirë në njërën prej lëndëve të reja ose nga të gjithë deputetët e grupit të pavarur që doli nga koalicioni i Mickoskit, në mesin e të cilëve disa ndiqen penalisht nga PSP-ja. Që të dyja opsionet duken pak të besueshme, gjë që krijon mundësinë që Katica Janeva të ngelet jashtë procesit.

Ndërsa Talat Xhaferi tha se deri në këtë moment në Kuvend nuk ka ardhur asnjë propozim për interpretimin autentik të Ligjit për PSP-në./Alsat/Telegrafi/