LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gjinekologu që ia ndërpreu shtatzëninë të miturës nga Drenasi

Arrestohet gjinekologu që ia ndërpreu shtatzëninë të miturës nga Drenasi

Inspektorati Policor i Kosovës, në vazhdën e hetimeve të rastit të dyshuar për dhunim seksual të të miturës në Drenas, në konsultim me prokurorin kompetent, ka vazhduar të ndërmarrë veprime hetimore shtesë drejt ndriçimit të plotë të rastit.

Përmes një komunikate, thonë se në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast (i treti në rastin e njëjtë) ( me inicialet F.A – i cili nuk është zyrtar policor).


Arrestohet profesori që abuzoi me të miturën nga Drenasi
Lexo po ashtu Arrestohet profesori që abuzoi me të miturën nga Drenasi

Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar sot në orët e mbrëmjes masa e ndalimit për 48 orë.

Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e Inspektoratit Policor është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ndërprerje e palejuar e shtatzënisë” (e paraparë në nenin 184 të Kodit Penal).

Rasti i të miturës në Drenas, një muaj paraburgim për policin
Lexo po ashtu Rasti i të miturës në Drenas, një muaj paraburgim për policin

Me kërkesë të Inspektoratit Policor, zyrtarë nga Inspektorati Shëndetësor kanë kryer sot edhe një inspektim specifik në një ordinancë private mjekësore e cila pas këtij inspektimi është mbyllur për kohë të pacaktuar.

“Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë kompetente”, njofton PK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori