LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet profesori që abuzoi me të miturën nga Drenasi

Arrestohet profesori që abuzoi me të miturën nga Drenasi
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër me inicialet Sh. Xh, i cili nuk është zyrtar policor për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë.


Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares
Lexo po ashtu IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares

“Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim