LAJMI I FUNDIT:

Jay Z kritikon arrestimin e 21 Savage, angazhon ndihmë ligjore

Jay Z kritikon arrestimin e 21 Savage, angazhon ndihmë ligjore

Jay Z ka dalë në mbrojtje të 21 Savage.

Hip hop superylli ka ndarë përkrahjen e tij me pop yllin britanik, i cili u arrestua të shtunën për skadim të vizës.


Reperi mbetet në kujdes federal për imigrim dhe përballet me deportim.

Në mesin e shumë reagimeve nga komuniteti i hip hopit, është Jay Z ai që i është bashkuar lëvizjes për lirimin e 21 Savage.

Në një komunikatë, bosi i Roc Nation e ka quajtur arrestimin një të keqe absolute dhe kërkoi që ai të lirohet menjëherë.

“Arrestimi dhe mbajtja e 21 Savage është absolutisht e tmerrshme. Ai ka katër vite që po pret vizën e tij të përgjithshme dhe përpos kësaj është artist i suksesshëm, ai duhet të lihet që të qëndrojë me fëmijët e tij sa më shpejtë”, deklaroi Jay Z.

Edhe pse Savage nuk është i nënshkruar gna Roc Nation, Jay Z ka angazhuar avokatin Alex Spiro për të asistuar nër astin e reperit, duke e quajtur këtë një padrejtësi.

Jay Z është avokat i madh i komunitetit të hip hopit. Ai ishte instrumental në lirimin e Meek Mill nga burgu. /Telegrafi/