LAJMI I FUNDIT:

Meta takon Pompeon, flasin për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit

Meta takon Pompeon, flasin për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit

Në vijim të vizitës së tij në Uashington D.C, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, senatorëve, kongresistëve, si edhe personaliteteve politike e fetare nga e gjithë bota.

Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashkëta globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.


Presidenti Meta, pati gjithashtu një takim miqësor me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, të cilën e uroi për zgjedhjen e saj në këtë detyrë të rëndësishme duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Kongresi Amerikan ka në mbështetjen e Shqipërisë dhe promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës./Telegrafi/