LAJMI I FUNDIT:

Juncker i thotë kryeministres britanike: Bashkimi Evropian nuk do të rinegociojë marrëveshjen e Brexit

Juncker i thotë kryeministres britanike: Bashkimi Evropian nuk do të rinegociojë marrëveshjen e Brexit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka thënë kryeministres britanike Theresa May gjatë bisedimeve “të fuqishme por konstruktive” se Bashkimi Evropian nuk do të rinegociojë marrëveshjen e Brexit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai shtoi se blloku ishte i gatshëm të punonte më shumë në deklaratën shoqëruese politike të lidhjeve të reja BE-Britani pas Brexit, e cila është e ndarë nga marrëveshja e tërheqjes.


Një deklaratë e përbashkët thotë se zonja May “ngriti opsione të ndryshme” për të adresuar shqetësimet e deputetëve lidhur me kufirin irlandez dhe se të dy ranë dakord se ekipet e tyre do të punonin së bashku “nëse një rrugë mund të gjendet”.

“Pavarësisht nga sfidat, të dy udhëheqësit ranë dakord që ekipet e tyre duhet të vazhdojnë bisedimet rreth asaj nëse një rrugë mund të gjendet që do të fitonte mbështetjen më të gjerë të mundshme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të respektojë udhëzimet e miratuara nga Këshilli Evropian”.

Bëhet e ditur se Juncker dhe znj. May do të takohen përsëri para fundit të shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori