Ilaçi i HIV-it mund ta trajtojë Alzheimer-in, artritin, Parkinsonin dhe diabetin
Demenca është term që përdoret për t’i përshkruar një sërë simptomash që ndikojnë në tru. Zakonisht kjo sëmundje keqësohet përgjatë kohës, por fatkeqësisht për momentin nuk ka ilaç për të. Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se një pilulë e re, e cila është zhvilluar për ta trajtuar HIV-in, mund të përdoret edhe për ta parandaluar Alzheimer-in.
Eksperimentet e kryera me qeliza njerëzore dhe te minjtë kanë treguar se ilaçi në mënyrë drastike e redukton inflamacionin që ndërlidhet me moshën dhe i redukton simptomat tjera të plakjes, transmeton Telegrafi.
Ilaçi mund t’i luftojë shumë sëmundje që janë të përhapura te të moshuarit, siç është tipi 2 i diabetit, Parkinsoni, artriti dhe degjenerimi makular – shkaktar kryesor i verbërisë.
I njohur si lamivudine, ilaçi kundër HIV-it shitet nën brendin me emrin ‘3TC’ dhe ka një kosto të lirë.
Ky ilaç përdoret një herë në ditë nga personat e infektuar me AIDS, por trajtimi me minj 26-muajsh – që është moshë ekuivalente me atë të një personi 75-vjeçar – ka treguar se mjaftojnë dy javë përdorim për ta reduktuar inflamacionin.
Trajtimet më afatgjate kanë treguar se ky ilaç ndihmon në ndaljen e akumulimit të yndyrës dhe e parandalon humbjen e muskujve.
Profesori John Sedivy nga Universiteti Brown në SHBa, ka deklaruar: “Kjo është shpresë për trajtimin e çrregullimeve që ndërlidhen me moshën, siç është ajo e Alzheimer-it. Por jo vetëm për Alzheimer-in, por edhe për sëmundjet tjera si tipi 2 i diabetit, Parkinsoni, artriti, etj.”
Profesori tani është shumë i përkushtuar që këto zbulime të fillojë t’i aplikojë edhe te njerëzit.
Përndryshe, lamivudine është aprovuar nga organet kompetente në vitin 1995 dhe është përdorur për trajtimin e HIV-it me dekada të tëra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze