LAJMI I FUNDIT:

Konjufca dorëzon sot padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt

Konjufca dorëzon sot padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot dorëzon padi për shpifje dhe fyerje ndaj Dardan Molliqajt të PSD-së.

Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bën të ditur se padia do të dorëzohet në Pallatin e Drejtësisë në ora 11:00.


Ndryshe, ditë më parë shefi i Grupit parlamentar i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se se dhjetë ditë para se të largohet nga Vetëvendosje ka kuptuar që Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e SHIK-ut.

Molliqaj: Konjufca ia pranoi Sali Salihut se kishte qenë pjesë e SHIK-ut (Video)
Lexo po ashtu Molliqaj: Konjufca ia pranoi Sali Salihut se kishte qenë pjesë e SHIK-ut (Video)

“Ditën që Glaukut ia kam përmendur në Kuvend [që Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut], ai ia ka pranuar Sali Salihut në hollin e Kuvendit, i ka thënë ‘po’”, ishte shprehur Molliqaj.

Sipas tij, ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, por ai kësaj radhe “kishte punë vetëm më Glauk Konjufcën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori