LAJMI I FUNDIT:

Për abuzimin e vajzës në Drenas, Veseli kërkon nga autoritetet të marrin veprimet e duhura

Për abuzimin e vajzës në Drenas, Veseli kërkon nga autoritetet të marrin veprimet e duhura

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur indinjatën e tij për rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas.

Veseli nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga autoritetet që të marrin veprimet e duhura.

Sipas tij, ata që e kanë kryer këtë krim, duhet të goditen nga drejtësia pa mëshirë, transmeton Telegrafi.


Thaçi: Abuzimi me nxënësen e mitur, një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës
Lexo po ashtu Thaçi: Abuzimi me nxënësen e mitur, një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës

“Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim”, ka shkruar Kadri Veseli.

Ndryshe për këtë rast kanë reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Veseli dhe presidenti Thaçi. /Telegarfi/