LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nesër dorëzon padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt

Konjufca nesër dorëzon padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nesër pritet ta padisë për shpifje deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kjo padi do të dorëzohet pas akuzave nga Molliqaj, se Konjufca për një vit ka qenë pjesë e SHIK-ut.


Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një kumtese për media, transmeton Telegrafi.

Molliqaj: Konjufca ia pranoi Sali Salihut se kishte qenë pjesë e SHIK-ut (Video)
Lexo po ashtu Molliqaj: Konjufca ia pranoi Sali Salihut se kishte qenë pjesë e SHIK-ut (Video)

“Nesër, në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë (Objekti A), Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dorëzon Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, e akuzoi Konjufcën se për një vit ishte pjesëtar i SHIK-ut.

“Një vjet ditë Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, nuk e di a e dinë kolegët, unë e kam marr vesh dy javë pa dal prej Vetëvendosjes prej Glauk Konjufcës dhe pastaj ma kanë konfirmuar. Një vit ditë Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish kanë mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje. Mirë është me tregu vet, por n’daç edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, kishte deklaruar Molliqaj.

Kurse Konjufca kishte pohuar se i pranon këto shpifje, nëse ka fakte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori