LAJMI I FUNDIT:

Bajrami kërkon burgim të përjetshëm ndaj të dyshuarve për dhunimin e vajzës në Drenas

Bajrami kërkon burgim të përjetshëm ndaj të dyshuarve për dhunimin e vajzës në Drenas

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Arsimit, i Brendshëm dhe ai i Shëndetësisë, pasi abuzimit seksual të 16 vjeçares në Drenas.

Bajrami ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj të dyshuarve për abuzimin me vajzën e mitur nga Drenasi.

“Kryetari i Drenasit, Ministri i Arsimit, Ministri i Brendshëm, Ministri i Shëndetësisë, Kryeprokurori, Drejtori i Policisë duhet të marrin përgjegjësi për dhunimin e vajzës nga mësuesi dhe polici hetues. Si deputete kërkoj llogari nga secili person e institucion që të zbardhet në tërësi dhunimi i 16 vjeçarës. Secili i përfshirë në këtë dhunim duhet të dënohet me burgim të përjetshëm siç parasheh Kodi Penal”, ka shkruar Bajrami në Facebook, transmeton Telegrafi.


Haradinaj: Jam i tronditur nga abuzimi i policit dhe mësuesit me vajzën e mitur në Drenas
Lexo po ashtu Haradinaj: Jam i tronditur nga abuzimi i policit dhe mësuesit me vajzën e mitur në Drenas

Sipas saj, pasi rasti është raportuar në vitin 2016, ka dështuar Policia, Prokuroria dhe Komuna.

Bajrami gjithashtu ka kërkuar të caktohet një Komision hetimor për ta ndihmuar zbardhjen e kësaj vepre.

“Rasti është raportu në vitin 2016. Pra, ka dështu Policia, Prokuroria dhe Komuna. Kuvendi duhet urgjentisht të caktoj një Komision Hetimor Parlamentar për të ndihmuar zbardhjen në tërësi të kësaj vepre makabre. Vetëm kur të japin të gjithë përgjegjësi, kur dënimi për kriminelë të tillë të jetë maksimal do të ketë një pikë qetësi në secilën familje në Kosovë”, përfundon postimi i Hykmete Bajramit.

Ndryshe për rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares në Drenas, kanë reaguar edhe kryeministri Haradinaj, dhe zyrtarë tjerë të partive politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori