Oda e Mjekëve të Kosovës ka filluar hetimet për shkelje të etikës profesionale ndaj dy mjekëve, në dy raste të ndryshme.
Njëri rast ka të bëjë me gjuhën dhe ofendimet ndaj pacientes nga mjeku në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe rasti tjetër ka të bëjë me ndërprerjen e kundërligjshme të jetës së ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Hyseni.
Gjithashtu, Oda e Mjekëve ka kërkuar nga organet kompetente të rendit të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.
“Me të publikuar në lajmet ditore për rastet e raportuara lidhur me hetimet penale që janë duke u zhvilluar ndaj rastit te ndërprerjes së kundërligjshme, dhe rastit tjetër që ishte raportuar lidhur me keq sjelljen të mjekut me pacienten, Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore”, thuhet në reagim.
Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale.
Me këtë rast nga institucionet gjegjëse është kërkuar që të ofrojnë prova materiale që do të ndihmonin procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.
“OMK-ja është e përkushtuar që përmes organeve të saj kompetente të shqyrtojë çdo shkelje të etikës profesionale, në mënyrë që të mbrohen interesat profesionale të mjekëve dhe të mbrohen të drejtat e pacientëve në raportet reciproke”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë