Njerëzit në gjithë botën garantojnë që ka sukses që në përpjekjen e parë!
Krijuesi i kësaj metode të popullarizuar është doktor Dr. Andrew Weill, ekspert i punësuar në Harvard ku hulumton cilësinë e gjumit, ndërkaq vetë e ka karakterizuar si “teknikë natyrale për qetësim të sistemit nervor” dhe “mënyrë e thjeshtë që ta eliminoni stresin”, transmeton Telegrafi.
Weill ka theksuar edhe që metoda 4-7-8 mbështetet në elementet e meditimit dhe në praktikën e lashtë indiane “pranayama” që kur përkthehet do të thotë rregullim i frymëmarrjes.
Megjithatë, edhe pse i gjithë tregimi duket shumë premtues, doktori i Harvardit thotë që edhe pse kjo metodë nuk është e vështirë për t’u praktikuar, megjithatë kërkon ushtrim të caktuar dhe nuk duhet të befasoheni nëse nuk keni sukses që në përpjekjen e parë.
Mirëpo, kur njëherë ta zotëroni, do të mund të flini gjithmonë dhe kudo!
Ky është udhëzimi i hollësishëm për ta praktikuar teknikën 4-7-8.
1. Vendoseni majën e gjuhës në qiellzën e sipërme, pas dhëmbëve të parë, pastaj në atë pozitë duhet të qëndroni deri në fund të ushtrimit.
2. Fuqishëm nxirrni frymën nga goja dhe prodhoni tingullin e shushurimës.
3. Mbyllni gojën dhe merrni frymë qetë nëpërmjet hundës duke numëruar pa zë deri në 4.
4. Pastaj mbani frymën gjithnjë deri të numëroni deri në 7.
5. Kur të përfundoni numërimin, fuqishëm nxirrni frymën ashtu që të krijoni tingullin e shushuritjes duke numëruar pa zë deri në 8.
6. Atëherë jeni të gatshëm me ciklin e parë, ndërkaq duhet që ta përsërisni edhe tri herë, përkatësisht gjithsej 4 herë.
Në xhirimin e bashkuar këtij teksti Weill, i cili është autor i disa librave të vlerësuar nga fusha e mjekësisë, hollësisht ka shpjeguar se si ta praktikoni këtë metodë.
Parimi kryesor është patjetër të respektohet, më saktësisht duhet të numëroni deri në 4, 7 dhe 8, mu sikur edhe është theksuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'