LAJMI I FUNDIT:

iPhone SE 2 mund të sjell ngarkimin ‘wireless’ në telefonat e lirë

iPhone SE 2 mund të sjell ngarkimin ‘wireless’ në telefonat e lirë

iPhone SE 2 mund të bëhet një realitet nëse imazhet dhe thashethemet e reja janë të sakta. Telefoni i lirë mund të shfaqë një prapavijë qelqi, prandaj do të jetë pa kabllo, si dhe një ekran që është shumë më i ngjashëm me iPhone XS.

Sipas faqes Tech Garage, iPhone SE ka filluar shitjen në dyqanet e SHBA. Kjo ndodh në të njejtën kohë siç shfaqen këto imazhe të reja.


iPhone SE 2 duhet gjithashtu të vijë me një ekran të ridizajnuar që e bën të përshtatet me linjën XS dhe XS Max. Kjo mund të nënkuptojë një ekran pa korniza. Kështu, do të lejojë Apple të heqë pullën ‘home’ dhe Touch ID plotësisht, në favor të sistemit të ri Face ID.

Nëse iPhone SE 2 do të shfaqet, presim që pajisja të lansohet më vonë gjatë shtatorit, kur Apple zakonisht lanson modelet e reja të iPhone. /Telegrafi/