LAJMI I FUNDIT:

Air Albania lihet në harresë

Air Albania lihet në harresë

Plani për ndërtimin e kompanisë kombëtare të fluturimit “Air Albania” vishet me dyshime.

“CH Aviation”, një portal zvicerian i specializuar për zhvillimet në industrinë e Aviacionit, shkruan se projekti “Air Albania” është lënë në harresë, ndërkohë që avionët e siguruar nga “Turkish Airlines” janë rikthyer në Turqi.

Ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua për herë të parë në korrik të vitit 2017, si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan. Nisma u zyrtarizua një vit më vonë.


Në qershor të vitit 2018 u krijua kompania “Air Albania” me 3 aksionerë: “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”. Menjëherë pas krijimit, shefi i qeverisë shqiptare dha edhe afate konkrete se kur shqiptarët do të udhëtonin me kompaninë e tyre ajrore.

Belinda Balluku, ministrja aktuale e Infrastrukturës, në atë kohë drejtoreshë e “Albcontrol”-it, premtoi se më në fund shqiptarët do të shpëtonin nga çmimet e kripura të biletave që paguajnë aktualisht.

Por, plani i qeverisë rezultoi optimist, të paktën sa u përket afateve. Zyrtarisht, autoritetet shqiptare thonë se kompania është ende në proces për të marrë lejet e nevojshme nga organizmat ndërkombëtarë dhe se projekti po ecën sipas planit. Por, zërat skeptikë mbi fatin e kompanisë janë shtuar ndjeshëm, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori